Transkriptuesi

Transkriptim shqip me AI

Free · In-App Purchases · Designed for iPad. Not verified for macOS.

E re: krijo video me titra shqip për Reels dhe TikTok, dhe lexo mesazhet zanore të WhatsApp në vend që t'i dëgjosh. Transkriptimi bëhet në telefon. Regjistro një bisedë dhe merr tekstin shqip, me folësit të ndarë. Transkriptimi bëhet në telefonin tënd, edhe pa internet. Mbledhje pune, intervista, leksione, mesazhe zanore. Shtyp regjistro, lëre telefonin mbi tavolinë dhe vazhdo bisedën. Fjalët shfaqen ndërsa flisni, dhe kur ndalon e ke tekstin gati: kush foli, çfarë tha dhe në cilën minutë. Prek një fjalë dhe dëgjon atë çast. Ndrysho një fjalë me dy prekje. Riemërto folësit, bashko disa regjistrime në një dhe gjej çdo regjistrim nga Spotlight. Sill audio ose video nga Files, Photos ose WhatsApp dhe merr tekstin e tyre. Eksporto si tekst, tekst me kohë, titra SRT ose PDF, dhe ruaj një kopje rezervë të koduar që e rikthen në telefonin e ri. Krijo video me titra shqip për Reels dhe TikTok nga çdo video e importuar, me stile që lexohen mbi çdo sfond. Mesazhet zanore të WhatsApp i ndan te Transkriptuesi dhe i lexon si tekst. Transkriptuesi Pro shton asistentin AI: • Gjatë regjistrimit lexon tekstin bashkë me ty. Të sugjeron pyetjen e radhës, të kujton kur një afat mbetet i paqartë dhe shënon pohimet që duhen verifikuar. Zgjidh rolin: mbledhje, intervistë, shitje, leksion, përkthyes, ose shkruaj rolin tënd. • Pas regjistrimit shkruan përmbledhjen: pikat kryesore, vendimet dhe detyrat, me emrin e kujt i takon secila. • Përkthen gjithë transkriptin në 25 gjuhë, rresht pas rreshti. • Pyete regjistrimin çfarëdo, me shkrim ose me zë. Përgjigjja vjen me minutën ku u tha. • Përgatit raport PDF, me transkriptin e plotë në fund. • Gjashtë stile titrash për video: theksues, këngë, fjalë kyçe, ritëm, podcast dhe rrëfim. AI-ja merr vetëm tekstin që zgjedh t'i dërgosh, kurrë audion. Regjistrimet në shqip ndahen në mënyrë anonime për ta bërë njohjen e shqipes më të mirë. Këtë mund ta fikësh kurdo te Profili. Çdo llogari fillon me 2 orë transkriptim falas. Pro heq kufirin dhe shton asistentin AI. Abonimi është mujor ose vjetor dhe anulohet kurdo te cilësimet e Apple ID. Njeh vetë 26 gjuhë: shqip, anglisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, portugalisht, holandisht, polonisht, rumanisht, rusisht, ukrainisht, greqisht, bullgarisht, kroatisht, çekisht, danisht, estonisht, finlandisht, hungarisht, letonisht, lituanisht, maltisht, sllovakisht, sllovenisht dhe suedisht. Aplikacioni është në shqip, anglisht dhe italisht. E ka bërë Klerku. Shqipja rrallë gjen vend në teknologjinë e madhe, dhe ky aplikacion ekziston për ta ndryshuar këtë. In English Record a conversation and get the text, with each speaker labelled. Transcription runs on your iPhone, with or without internet. Albanian first, 26 languages in all. Press record and put the phone down. The words appear as people speak, and when you stop you have the transcript: who spoke, what they said and when. Tap a word to hear that moment, fix a word with a double tap, merge recordings, search them from Spotlight, and export as text, SRT subtitles or PDF. Make captioned videos for Reels and TikTok, and read WhatsApp voice notes as text. Pro adds an AI assistant. While you record it reads along and suggests the next question or flags a claim to check. Afterwards it writes the summary with decisions and tasks, translates the transcript into 25 languages and answers questions about the recording. The AI only receives text, never audio. Albanian recordings are shared anonymously to improve recognition; turn this off in Profile. 2 hours free. Pro is monthly or yearly and can be cancelled any time in your Apple ID settings. Terms of Use (EULA): https://transkriptuesi.klerku.com/legal/kikiri/terms Privacy Policy: https://transkriptuesi.klerku.com/legal/kikiri/privacy

  • This app has not received enough ratings or reviews to display an overview.

Titra për Reels dhe TikTok, dhe mesazhet zanore të WhatsApp në tekst. • Krijo video me titra shqip nga çdo video e importuar: zgjidh stilin, ngjyrën, madhësinë dhe vendin, ndrysho çdo fjalë me një prekje dhe ruaje në Foto. Pro shton gjashtë stile të tjera: theksues, këngë, fjalë kyçe, ritëm, podcast dhe rrëfim. • Mesazhet zanore të WhatsApp: mbaj shtypur mesazhin zanor, prek Forward, pastaj ndarjen dhe zgjidh Transkriptuesi. Aplikacioni hapet dhe tregon tekstin. • Videot nga Photos ndahen tani drejt te Transkriptuesi. • Në një instalim të ri, transkriptimi niset në shqip edhe kur iPhone-i është në anglisht. • Ndarje më e saktë e folësve me një model të ri në telefon. Mbaj të shtypur një bisedë për t'i ndarë sërish folësit e bisedave të vjetra. • Skedarët audio stereo transkriptohen nga të dy kanalet, dhe transkriptimi me ekranin e kyçur është më i qëndrueshëm. In English: captioned videos for Reels and TikTok with six extra Pro styles, WhatsApp voice notes as text straight from the share sheet, Albanian as the default on new installs, more accurate speaker separation, stereo files from both channels and steadier transcription with the screen locked.

The developer, Enio Kaso, indicated that the app’s privacy practices may include handling of data as described below. For more information, see the developer’s privacy policy .

  • Data Linked to You

    The following data may be collected and linked to your identity:

    • Contact Info
  • Data Not Linked to You

    The following data may be collected but it is not linked to your identity:

    • User Content
    • Identifiers
    • Usage Data

Privacy practices may vary based, for example, on the features you use or your age. Learn More

The developer has not yet indicated which accessibility features this app supports. Learn More

Provider
Enio Kaso
Size
1.4 GB
Category
Productivity
Compatibility
Requires iOS 17.0 or later.
  • iPhone
    Requires iOS 17.0 or later.
  • iPad
    Requires iPadOS 17.0 or later.
  • Mac
    Requires macOS 14.0 or later and a Mac with Apple M1 chip or later.
  • Apple Vision
    Requires visionOS 1.0 or later.
Languages
English and 2 more
  • English, Albanian, Italian
Age Rating
4+
In-App Purchases
Yes
  • Transkriptuesi Pro Vjetor Rs 11,900.00
  • Transkriptuesi Pro Mujor Rs 1,100.00
Copyright
© 2026 Klerku.com